Valencia nuk po kalon një situatë të mirë financiare dhe drejtuesit kanë kërkuar uljen nga 10 deri në 25% të 160 milionë eurove që shpenzohen për skuadrën dhe stafin.

Një prej lojtarëve që ka koston më të lartë në bilanc, 11 milionë euro në vit, Jasper Cillessen, është i pari në listën e largimeve.

Portieri holandez u ble për 35 milionë euro nga Barcelona dhe tani drejtuesit duhet të gjejnë një sistemim të ri për 31-vjeçarin dhe nuk do të jetë e lehtë, pasi në bilanc kostoja e tij është 26.3 milionë euro.

Vetëm klubet angleze kanë një mundësi ekonomike për një operacion të tillë, por deri tani nuk ka asnjë interesim për portierin holandez.