Në stacionin policor në Vallandovë, një qytetare e Vallandovës (41) ka denoncuar se një burrë i moshës 55-vjeçare nga fshati Piravë ka abuzuar seksualisht vajzën e saj tetëvjeçare, kumtoi MPB.
Njeriu i denoncuar më shumë herë gjatë muajit të fundit e ka abuzuar seksualisht vajzën tetëvjeçare, ka thënë nëna e saj.
Nga stacioni policor në Vallandovë theksojnë se burri i njëjtë ka tentuar ta abuzojë seksualisht edhe vajzën tjetër të gruas e cila e ka denoncuar rastin, por vajza (15) ka arritur të arratiset. Policia ndërmori masa për zbardhjen e rastit.