Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora,  po qëndron në Tiranë për të marrë pjesë në dasmën e një anëtares së saj të familjes.

Vajza e tezes e 26-vjeçares, Amantina Tolaj, po martohet, ashtu që familja e yllit botëror është e pranishme në këtë eveniment.

Padyshim se në atmosferën e krijuar të dasmës është dashur të përfshihej edhe Rita.

Në një video nga dasma që jua sjell Telegrafi, shihet këngëtarja duke vallëzuar.

Porse nuk është fjala për ndonjë këngë tradicionale shqipe, por janë ritmet e këngës “Everything’s Gonna Be Alright”. /Telegrafi/