Vandalët fshijnë gjuhën shqipe në tabelat rrugore (Foto)

Disa tabela dhe shenja të komunikacionit janë vandalizuar nëpër rrugët e Maqedonisë. Në redaksinë e TV21 kanë arritur disa fotografi, në të cilat shihet se si është fshirë gjithkund ku është shkruar në gjuhën shqipe.

Kryerësit e veprës si duket janë përkrahës të partisë OBRM-PDUKM, pasi nëpër disa tabela është shkruar emri i kësaj partie. Nga MPB ishin të pakokontaktueshëm për të treguar se sa tabela janë përshkëllyer. Por pas reagimeve të qytetarëve nëpër rrjetet sociale tabelat janë pastruar.