Gjyqësia është më efektive se më parë, por duhet t’i përkushtohemi cilësisë, pa marrë parasysh të dhënave statistikore dhe ky duhet të jetë qëllimi ynë strategjik, vlerëson kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovsi, me rastin e shënimit të 31 marsit – Ditës së Gjyqësisë.

Ndikimet ndaj gjykatësve janë të mundshme por nëse gjykatësi i përmbahet ligjit, fakteve dhe etikës, askush nuk mund të ndikojë në punën e tij. Integriteti i gjykatësve është i rëndësishëm, por ata vetë duhet të mbrojnë pavarësinë dhe paanshmërinë, theksoi Vangellovski.

“Në këtë konstalacion të kontrollit dhe bashkëpunimit të vërtetë, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të garantojnë se gjykatat janë të pavarura. Duhet ta sigurojnë dhe respektojnë autoritetin e pushtetit gjyqësor, ndërsa pushteti gjyqësor duhet të gjykojë në mënyrë objektive, të ndershme, në pajtueshmëri me kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare”,- deklaroi kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski.

Ai po ashtu theksoi se autoriteti i pushtetit gjyqësor duhet të respektohet edhe nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv. Viteve të fundit ishim dëshmitarë të përzierjes së pushtetit ekzekutiv në funksionimin e e pushtetit gjyqësor, tha nënkryetari i Kuvendit, Goran Misevski, sipas të cilit tani e tutje në mënyrë cilësore do të realizohen reformat nga implementimi i planit të qeverisë “3, 6, 9”.

“Kuvendi mbetet i hapur për bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe transparent për shkak të qëllimit tonë të përbashkët, Maqedonia të jetë shtet në të cilin çdo qytetar do të jetë i barabartë para ligjeve dhe do respektohen liritë dhe të drejtat e tij”,- tha nënkryetari i Kuvendit, Goran Misevski.

Në këtë solemnitet u potencua se duhet në vazhdimësi të përforcohet profesionalizmi i gjykatësve përmes edukimit dhe rol të rëndësishëm për këtë ka Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë.