Pas të reshurave të dendura, lumi Vardar në qendër të Shkupi ka dalë nga shtrati i tij.  Situata më kritike, siç mund të shihet nga këto pamje është regjistruar nën urën Goce Dellçev, e cila qendër afër godinës së Qeverisë së Maqedonisë. Kryetari i Qyteti të Shkupit, Petre Shilegov, në një prononcim për media ka thënë se gjendjen e lumit Vardar janë duke e ndjekur nga afër.

“Sot në mëngjes është regjistruar se lumi Vardar ka dalë nga shtrati i tij. Ekipet dhe shërbimet kompetente të Qytetit të Shkupit janë në terren, me çka janë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmeve eventuale. Kjo situatë e dëshmon edhe një herë faktin se çfarë dëmi i është bërë lumit Vardar me projektin megaloman ‘Shkupi 2014’. Arsyeja e daljes nga shtrati të këtij lumi, në këtë pjesë është për shkak të ‘anijeve komerciale’ dhe themeleve të urave që janë vendosur e të cilët shërbejnë si një lloje dige”, tha kryetari Shilegov.