Ministria e Brendshme ka ndaluar 20 persona si të dyshuar dhe pjesëmarrës në incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Gjatë incidentit ka mbetur i lënduar një 15 vjeçar nga fshati Stajkovc. Nga ky aksident ka pësuar edhe autobusi me numër 65 b i cili qarkullon nga Qendra Transportuese në drejtim të fshatit Bërnjarci, të cilit i janë thyer disa xhama.

MPB-ja nuk jep informata të detajuara, por theksojnë se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit. Nga ky dikaster madje nuk tregojnë as arsyet të cilat sollën deri tek përleshja mes grupit të Hasanbegut dhe atij të Stajkovcit. /Alsat M/