Edhe sonte kanë vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zgjedhjes së kryeparlamentarit shqiptar në Maqedoni.

Në ditën e 36-të të protestave, të organizuara nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, protestuesit porositën shtetin se duhet të ruajtur karakteri unitar, ndërkohë që kërkuan sërish nga LSDM-ja të heq dorë nga Platforma e Tiranës.

Turma për dallim prej herëve tjera, gjatë protestës në Shkup, fillimisht u mblodh përpara qeverisë dhe lëvizi drejt zyrave të Bashkimit Evropian, nga ku kërkuan nga BE-ja, siç thanë që “që të mos përzien në punët e brendshme të Maqedonisë”.