Edhe sonte në disa qytete të Maqedonisë kanë vazhduar protestat kundër gjuhës shqipe nën moton “Për Maqedoni të përbashkët”. Mijëra qytetarë marshuan rrugët me parolla dhe thirrje nacionaliste.

Protestat hyn në ditën e tyre të 24-të. Protestuesit në Shkup, në itinerarin e tyre të zakonshëm që fillon para godinës së Qeverisë dhe përfundon para Kuvendit, kërkuan refuzimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe moszbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin. Organizatorët e protestës pretendojnë se Deklarata e partive shqiptare rrezikon unitetin dhe sovranitetin e vendit.