Komisioni amë i Kuvendit për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin rreth rreth ribalancit të propozuar të Buxhetit për vitin 2018 me të cilin po kryhet korrigjimi
minimal i anës së tij të të ardhurave dhe të dalave dhe sigurohet mbështetje shtesë të komunave, Fondit të SPIM, Fondit për Sigurim Shëndetësor, përcjell Infomagazin.

Deficiti mbetet i pandryshuar, ndërsa shkaka e rritjes është reviduar në 2,8 për qind. Komisioni pasdite e ndërpreu debatin dhe paralajmëroi vazhdimin për nesër në orën 12.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, në debatin e djeshëm duke e arsyetuar ribalancin e propozuar tha se ndryshimet janë përgatitur duke e ndjekur situatën politike në vend në pajtim me lëvizjet e ekonomisë në Maqedoni, si dhe realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

“Me Ribalancin e Buxhetit të RM-së për vitin 2018 bëhet korrigjimi minimal i anës së shpenzimeve të buxhetit dhe riaftësimi i pjesëve të veçanta nga konsumi buxhetor deri në fund të vitit. Me atë rast, qëllimet e parashtruara të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbeten të pandryshuara, përkatësisht në tërësi dizajnohet në funksion të arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë: shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje e punësimeve, ngritje e standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim i proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha Tevdovski.

Sipas tij, me rëndësi është të ceket se Qeveria me këtë ribalanc siguroi rreth 50 milionë euro për mbështetje financiare për komunat në mënyrë që të servisohen një pjesë e konsiderueshme e obligimeve të tyre të pashlyera si dhe të një pjese të obligimeve të pashlyera të njësive të shfrytëzuesve, themeluar prej tyre. /Infomagazin/