Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastin “Trust” në të cilën i pandehuri i parë është biznesmeni dhe pronari i televizionit “Nova” Sead Kocan si dhe dy persona fizik dhe tre juridik.Rasti është në fazën e procedurës së provave,përcjell Fol.

Gjykata sot duhet të merr në pyetje edhe dy ekspertë të propozuar nga Prokuroria Publike Themelore.

Sipas akuzës,të pandehurit me dokumente të falsifikuara vendosën tenderë në ELEM me vlerë 17 milionë euro.

Lënda,sic njoftoi PPS është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara ,prej të cilave dy të papublikuara në opinion.