Para shtëpisë së deputetes të LSDM-së, Keti Smileska janë mbledhur sonte një grup qytetarësh që protestuan, duke e quajtur atë një tradhtare, raportoi Netpress.
Qytetarët brohorisnin ‘Keti tradhëtare”, si dhe “Nuk dua tre, as dy, një gjuhë kam unë”.

Qytetarë kishte edhe para shtëpisë së deputetit tjetër të LSDM-së nga Velesi, Pançe Ivanov.

Pasi Ligji për Përdorimin e Gjuhëve u miratua të enjten në parlament, shumë qytetarë maqedonas mblidhen për të protestuar kundër miratimit të këtij ligji.

Në Vinicë, automjeti i deputetit Slavica Shumanska – Miteva nga LSDM u dogj.