Aleanca për Shqiptarët begatohet edhe me një profesor universitar.
Mirë se vjen Agron!

Agron Rustemi është Profesor Inordinar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në UEJL, ku ligjëron lëndë në lëminë e shkencave shoqërore dhe metodologjisë.

Në vitin 2012, ka mbrojtur tezën e doktoratës “Analiza krahasuese të modeleve të shtetit të mirëqenies sociale në Britani të Madhe dhe Gjermani” dhe merr titullin Doktor Shkence në Politikë Sociale. Ai gjithashtu ka specializim për punë dhe politikë sociale të cilën e ka të fituar në Fakultetin Katolische Fachhoschule Nordrhein-Westfalen, Paderborn Gjermani.

Agroni poashtu është autor i shumë veprave shkencore të botuara brenda dhe jashtë shtetit, ka përvojë dhe ekspertizë si konsulent në vlerësimin e politikat publike dhe politikat sociale në vend dhe rajon.
Është prind i dy fëmijëve.