Vdekja e 46-vjecarit George Floyd në SHBA ka bërë që në vend të shpërthejnë protestat kundër racizmit.
Grupet fetare kanë protestuar, duke thënë se kurrsesi nuk duhet që në SHBA të kthehen skenat që janë parë në vitet 1960.

Drejtuesit konservatorë dhe kryesorë fetarë po bashkohen me kishat e Zeza, katolikët dhe protestantët përparimtarë, sinagogat hebraike dhe grupet e tjera të besimit për të çmontuar racizmin dhe për të zhvilluar reforma policore, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Floyd, një 46-vjeçar afrikano-amerikan, vdiq pasi një oficer i bardhë i policisë në Minneapolis pasi një oficer i bardhë e mbajti në tokë për nëntë minuta, ngjarje e ndodhur më datë 25 maj. Oficeri është pushuar nga puna dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, por protestuesit dhe aktivistë në të gjithë botën po bëjnë presion për ndryshime më të thella.

“Ne po e shohim gjithcka në nivelin bazë. Ne po shohim rabitë duke ecur së bashku me udhëheqësit myslimanë, duke ecur përkrah priftërinjve katolikë dhe motrat fetare”, tha Johnny Zokovitch, drejtori ekzekutiv i Pax Christi USA, një grup kombëtar katolik i paqes dhe drejtësisë.