Mbrëmë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë një femër 39 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

Rasti nga policia po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe një gëzhojë.

Avni Zahiti nga zyra për informim në Policinë e Kosovës tha se dyshohet që viktima ka bërë vetëvrasje, mirëpo policia po merret me rastin.

“Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, dyshohet se viktima ka kry vetëvrasje. Bëhet fjalë për një femër rreth 39 vjeç. Një armë dhe një gëzhojë është gjetur në vendin e ngjarjes, rasti është nën hetime”, tha Zahiti për Express.