Si çdo vit tjetër edhe sivjet disa anëtarë të klubit’’Sofra Veleshtare’’me seli në Cyrih të Zvicrës me angazhimin e tyre vullnetar të tyre treguan humanizëm, duke donuar mjete financiare për blerjen e druve për ngrohje për disa familje në vështirësi financiare.

Sivjet ky klub kontribuoi që 13 familje veleshtare tu ndahen nga 6 metër kub dru për ngrohje ,duke u mundësuar një dimër më të ngrohtë. Familjarët që pranuan këtë ndihmë falënderuan mërgimtarët të cilët sa herë kanë nevojë u dalin në ndihmë nevojtarëve.(Strugalajm.com)