Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar rreth standardeve të përbashkëta të higjienës, siç është distanca sociale dhe mbajtja e maskave nëpër aeroplanë dhe aeroporte, me qëllim që të luftohet përhapja e coronavirusit, ka bërë të ditur ministri gjerman i Komunikacionit, Andreas Scheuer, shkruan Reuters.

“Më vie mirë që propozimin gjerman e kanë pranuar kolegët e mi në nivelin evropian, dhe për atë që kemi arritur të pajtohemi rreth standardeve të përbashkëta”, ka shtuar ministri gjerman, transmeton Telegrafi.

Niveli i lartë i ajrit të freskët nëpër aeroplanë duhet të jetë i garantuar, kurse informacionet duhet të jenë të qasshme në shumë gjuhë. Ulëset e mesme, megjithatë nuk duhet të mbesin të zbrazëta nëpër aeroplanë.

Rregulloret e përbashkëta plotësojnë të paktën disa nga kërkesat e linjave ajrore, sepse standardet e ndryshme kanë shkaktuar konfuzion.