Nëntë të akuzuarit për dhunën e ushtruar në mbrëmjen e 27 prillit, sot në Gykatë kanë pranuar fajin me qëllim që marrin dënim më të lehtë.

Grupi i protestuesve të dhunshëm që u paraqit sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore ‘Shkupi 1’ kanë pranuar fajin, me ç’rast janë liruar me kusht me afat që brenda 1 viti mos e përsërisin veprën.

I vetmi që nuk u lirua ishte Dimce Hristovski “Zhaba” ndaj të cilit u shqiptua burg në afat prej 1 viti e gjysëm.

“Zhaba” më herët ka qenë i dënuar në Prilep për vrasje, me 10 vite burg, por që autoritetet asnjëherë kanë marrë masa për ta burgosur.