Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski megjithatë mbeten në burgun e Shutkës. Gjykata e Apelit e cila dje në seancë publike i dëgjoi arsyetimet e dy ish funksionarëve, ka marrë vendim se arsyet ishin të pabaza dhe se këta të dy ende paraqesin rrezik për arrati. Siç informon Gjykata e Apelit, Bozhinovski dhe Janakieski do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, me kërkesë të Prokurorit Publik. Në seancën e djeshme publike, Janakieski akuzoi se atë po e mbajnë në burg për shkak të gjoja planit për arratisje, vetëm duke u bazuar në një raport të agjentëve sekret që e quajti të rrejshëm. Ai numëroi edhe një sërë shkeljes që i ka bërë gjykata me çka ia kanë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut.

Janakieski dje u ankua se “ka shkuar kurban” pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, pasi që kishte dëgjuar prokurët gjatë pjesëmarrjeve në debate televizive që kishin paralajmëruar se do të arrestonin edhe zyrtarë të tjerë, me emër dhe mbiemër, nëse tentojnë të arratiseshin, edhe pse skishin fakte për të.