Një qytetin e Hagës, saktësisht para objektit të Gjykatës Speciale, ku sot do të intervistohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vendosur flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Valon Avdiaj, i cili jeton në këtë vend, ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në Facebook, se ka vendosur këtë flamur në hyrje të objektit të Gjykatës.

“Ky vend patë nevojë për një ndryshim të vogël”, shkruan krahas videos Avdiaj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Ende nuk është bërë e ditur ora se kur do të fillojë intervistimi.

Kujtojmë se më datë 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.