Venediku vendos biletë për turistët

Autoritetet e qytetit të Venedikut votuan pro idesë së pagesës për çdo vizitor të huaj në qytet në një ditë të vetme. Sipas propozimit, të ardhurat do shkojnë në mbulimin e shpenzimeve për pastrimin e qendrës historike, e cila vizitohet çdo vit nga rreth 25 milionë njerëz. Sipas Reuters, ky veprim krijon një precedent që mund të ndiqet nga të tjera destinacione popullore turistike.

Nga 25 milionë turistë në vit, rreth 14 milionë njerëz vijnë në Venedik për një ditë dhe nuk paguajnë asnjë taksë qëndrimit. Shumë prej tyre marrin dhe ushqimin me vete, kështu qyteti përfiton shumë pak prej tyre.

Këshilltarët vendosën që turistët që vijnë në Venedik, qyteti në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, të paguajnë një biletë prej tre euro për vetëm një ditë.Kjo kuotë më pas pritet të arrijë në mes 6 dhe 10 euro që nga fillimi i vitit 2020. Të përjashtuar do të jenë vetëm turistët që qëndrojnë në hotelet lokale dhe që paguajnë një taksë qëndrimi, si dhe fëmijët nën moshën gjashtë vjeç.

“Ky është rast unik në botë. Kjo është hera e parë që dikush ka guxuar ta bëjnë këtë në mënyrë që të mbajë qytetin”,tha kryetari i komunës së Venedikut, Luigi Brugnara.

SHPËRNDAJE