Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi edhe pse deputet i vetëm është treguar një nga përfituesit më të mëdhenj në koalicionin aktual qeverisës. Ai përveç postit të ministrit të Pushtetit Lokal dhe mbi 10 drejtorive ka arritur që të fitojë edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Siç meson INA, nga nënkryetarët e rinjë që do të ketë Kuvendi, Memedi është propozuar njëri prej tyre me përkrahjen edhe të BDI-së. Përveç tij për postet e nënkryetarëve janë edhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski dhe Goran Misovski nga PRSD. Për propozimet e tyre janë grumbulluar nga 20 nënshkrime të deputetëve, si një nga opsionet për zgjedhjen e nënkryetarëve. Edhe pse ishte paralajmëruar që njëri nënkryetar ti takoj Lëvizjes BESA, kjo është humbur, pasi që kjo parti u përballë me përçarje të thellë, duke pësuar tronditje edhe në numrin e deputetëve.