Noizy ka lënë një mesazh mbi fotografinë e fundit.

Noizy është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, njëherësh edhe ndër më të paguarit, shkruan lajmi.net.

Përveç muzikës, ai fiton shuma të mëdha edhe nga bizneset e tij personale, por përmes postimit të fundit tregon se paraja nuk është gjithçka.

“VESH NJE PAL TUTA 50 EURO, DHE NË XHEP KAM 950 EURO. JO TUTA 950 EURO DHE NË XHEP 50 EURO. Mos u prishni duke tentuar të dukeni të pasur”, ka shkruar Noizy.

Pra, mesazhi i reperit është që veshja nuk të bën të pasur, andaj nuk duhet të tentohet me çdo kusht të dukesh i tillë.