Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor.
KQZ-ja gjatë ditës së sotme hodhi shortin për numrat e partive politike me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.KQZ-ja gjatë ditës së sotme hodhi shortin për numrat e partive politike me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Ndërkaq, ky institucion u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit, që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u regjistruar për pjesëmarrje në procesin zgjedhor.
Këtë mundësi, mërgimtarët tanë mund ta shfrytëzojnë vetëm edhe dy ditë, teksa deri më tani janë regjistruar gati 100 mijë votues nga diaspora.
“Regjistrohu për votim jashtë Kosovës! Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për regjistrim! Deri më tani, kanë aplikuar për regjistrim 98.957 votues nga diaspora. Afati i fundit është 17 maj 2026”, tha KQZ-ja.
Regjistrimin për pjesëmarrje në proces zgjedhor mund ta bëni online përmes KËTIJ linku ose përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së.

