Unioni i Veteranëve të VMRO-DPMNE-së kërkon dorëheqjen e kreut të kësaj partie, Nikolla Gruevski dhe shpërbërjen e Komitetit qendror dhe atij ekzekutiv. Veteranët thonë se nuk pajtohen me vendimet e dala nga një udhëheqësia aktuale pasi, 80% e tyre po hetohen për krime të ndryshme.

Nga analizat që i ka bërë Unioni i Veteranëve të VMRO-DPMNE-së, gjendja e partisë është e rënduar dhe ne vlerësojmë se udhëheqësia e tanishme nuk mund ta tejkalojë këtë gjendje. Andaj kërkojmë që kryetari Nikolla Gruvski, menjëherë të tërhiqet nga funksioni kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe njëherit duke u bazuar në statusin e partisë të shpërndahet komiteti qendror dhe ekzekutiv- tha Ilia Dimovski Shatoro, Unioni i Veteranëve të VMRO-DPMNE-së

Pakënaqësinë ndër vite sipas veteranëve edhe më shumë e ka rritur mos përfillja e tyre gjatë vendimmarrjes në parti, thotë Goce Stojanovski anëtarë i këtij unioni.

Deri tani trajtimi I Unionit të Veteranëve nga ana Nikolla Gruevskit ka qenë diskriminuese dhe nënçmuese. Ata na kanë shkelur dhe nënçmuar sikur të mos ekzistonim fare sepse atyre ju pengojnë njerëzit e sinqertë, njerëz të cilët e kanë themeluar partinë sepse në secilin vendim të tij do të kishte veto nga ana ynë- tha Goce Stojanovski, Unioni i Veteranëve të VMRO-DPMNE-së.

Në këtë tubim të veteranëve kishte edhe persona të cilët nuk u pajtuan me kërkesat e shumicës, për largimin e Gruevskit dhe garniturës së tij nga partia e VMRO-DPMNE-së. Këta persona të pakt në numër, akuzuan se kjo mbledhje është iniciuar nga LSDM me qëllim, shkatërrimin e VMRO-DPMNE-së.