Lëvizja Vetëvendosje ka mposhtur Agim Veliun e LDK’së në fshatin e tij Bradash në Podujevë.

Nga numërimi i votave në qendrën e votimit në Bradash të komunës së Podujevës, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 578 vota kurse LDK’ja ka fituar 395 vota.

Ndërkaq në komunën e Podujevës, Vetëvendosje është duke pri me 60, 78 për qind ndërkaq e dyta është LDK’ja me 23,73 për qind.