Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e III-të zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, me të cilën ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor.

“Përgjatë këtyre tre muajve sa zgjati procesi zgjedhor kemi vërtetuar se demokracia e brendshme që sjellë rritje e zgjerim, është mënyra më e mirë për të forcuar strukturat e bashkuar njerëzit. Janë zgjedhur strukturat në mbi 300 Pika nëpër lagje e fshatra anekënd Kosovës që do ta bartin fjalën e Lëvizjes në popull, e porositë e qytetarëve në Lëvizje. Nga gjithsej 26 Qendra të Lëvizjes, 5 kryetare janë gra. Nga ky proces, Lëvizjes i janë bashkuar mbi 4000 anëtarë të rinj, ndërsa 2000 aktivistë janë ngarkuar me detyra konkrete të nivele të ndryshme organizative”, thuhet në njoftimin e VV-së. “Kjo është forca lëvizëse e Vetëvendosjes në popull drejt ndryshimeve të pashmangshme që na presin. Ky proces zgjedhor ka rritur e forcuar kapacitetet organizative të Lëvizjes që janë kushti dhe mundësia për t’i realizuar qëllimet tona programore”, thuhet më tej aty.

Në njoftimin për media, thuhet se me këtë organizim të ri, Lëvizja është e gatshme që t’i zhvillojë edhe më e fuqishme betejat e saj.
“Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk duhet të kalojë dhe strukturat e reja të organizatës sonë janë syçelë dhe të gatshme që të mos e lejojnë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje të dëmshme”.

Struktura udhëheqëse e Lëvizjes, e zgjedhur në këtë mbledhje:
Nënkryetar i Parë: Dardan Sejdiu
Nënkryetare e Dytë: Fatmire Mullhaxha Kollçaku
Sekretar Organizativ: Dardan Molliqaj
Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë: Boiken Abazi
Koordinatore për Komitete: Dejona Mihali
Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Hydajet Hyseni
Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Faruk Mujka

Anëtarë të tjerë të Kryesisë:
Albin Kurti
Shpend Ahmeti
Glauk Konjufca
Aida Dërguti
Elvis Hoxha
Dukagjin Gorani
Xhelal Sfeçla
Albulena Haxhiu
Donika Kadaj Bujupi
Ylli Hoxha
Zgjim Hyseni
Sami Kurteshi
Nazlie Bala
Belgzim Kamberi
Rexhep Selimi