https://youtu.be/hQF5SGVMFps?t=1

Nëse deri më tani nuk kishit besuar në dashuri me shikim të parë, këto imazhe do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim.

Ky është momenti kur një bebe e porsalindur vendos dorën e kokën e saj në fytyrën e nënës dhe nuk e lëshon.

Ágata Ribeiro Coêlho lindi me ndërhyrje cezariane më 5 Prill, në spitalin Santa Monica të Brazilit.

E vogla iu dha nënës së saj Brenda Coêlho de Souza dhe lidhja mes të dyjave ishte e menjëhershme.

Ágata duket teksa puth nënën e saj në faqe ndërsa mjekët shohin të gjithë këtë skenë të mahnitur.

Ajo vijon ta shtrëngojë fytyrën e nënës së saj pas vetes, ndërkohë që ata kujdesen për këtë të fundit.

Brenda, e cila punon si asistente tha: “Ishte një moment i pabesueshëm kur ime bijë më përqafoi për herë të parë. I gjithë ekipi mjekësor ishte i mrekullueshëm dhe u surprizuan pamasë me sjelljen e saj, ata nuk mund ta besonin sa e dashur ishte ajo pas meje. Ágata sot është 3 muajshe dhe gëzon shëndet të plotë”./tvklan.al