Sekretari i Përgjithshëm i FPÖ Michael Schnedlitz provoi në një gotë Coca-Cola për të reazlizuar testin e COVID-19, para kamerave sot në Këshillin Kombëtar.

Dhe kjo sipas tij, bëhet pikërisht me testin e antigjenit që qeveria federale bleu për 67 milion euro.

Ai e bëri testin live tek një gotë e mbushur me Coca Cola. Testi, për habinë e të gjithve doli pozitiv.

Drejtuesi i lartë i FPÖ-së theksoi se sa qesharak është ky test që e bleu qeveria me më shumë para se duhej nga taksapaguesit austriakë. Sipas tij, këto para qeveria mund ti kishte investuar në azile, në shëndetësi. Dhe më tej ai tha se: “Me këto mbeturina, qeveria federale dëshiron të provojë popullsinë austriake dhe të harxhojë miliona taksa të panumërta”!