Trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali është kthyer në një problem të madh për institucionet e vendeve fqinje.

Brenda 48 orësh, policia italiane ka bllokuar dy gomone të mëdha, që vetëm ajo e djeshmja transportonte 5 milionë euro drogë kanabis sativa.

Aksionet janë bërë nga Guardia Di Financa e bashkë me anijet dhe helikopterët e misionit të FRONTEX, edhe pse policia shqiptare i ka shitur si operacione të përbashkëta me kolegët italianë.


Siç shkruan LeçeNews, lënda narkotike është bllokuar pak milje larg San Cataldos, në brigjet e Leçes.

Droga ishte në një gomone të fuqishme. Në pranga janë vënë dy vlonjatë me inicialet B. H., 48 vjeç dhe E. N., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Policinë e Leçes dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.