https://youtu.be/yZU64LUIRMw

oNë seancën e nesërme të Qeverisë, që do të fillojë nga ora 9 të mëngjesit do të vendoset për rebalancimin e buxhetit. Edhe pse ende nuk ka detaje se ku do të rifokusohen mjetet financiare, ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, theksoi se përmes rebalancit do të rritet buxheti i vendit. Para rebalancit të buxhetit, ministria e mbrojtjes thotë se është përballur me situatë kritike, meqë nuk ka pasur para të mjaftueshme për pagesë të rrogave dhe kompensimeve për pjesëtarët e ARM-së.

“Para rebalancit të Buxhetit jemi përballur me situatë kritike, nuk kishte mjaftueshëm para për pagesë të rrogave dhe kompensimeve themelore për të cilat pjesëtarët e ARM-së kanë të drejtë komfort Ligjit. Ky rebalanc, edhe pse sot duhet ta marrim versionin e fundit, mund të garantojë se këtë problem do ta zgjidhë. Megjithatë, ky është problem real dhe ka të bëjë me të drejtat themelore, të drejtat e rrogës dhe kompensimeve komfort Ligjit”, tha Sheqerinska.