Reshjet e rrëmbyeshme të shiut që përfshinë fshatrat e Komunës së Tearcës, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga vershimet, sidomos në fshatin Dobrosht të kësaj komune.Rruga nga fshati Odër drejtim të Kosovës është e bllokuar për qarkullim nga shembjet e dheut.

Në këto fshatra si pasojë e vershimeve ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Banorët lokal si përgjegjës të këtyre vërshimeve e bëjnë vetë shtetin, sepse janë ata që kanë dhënë leje pa kurfar kriteresh dhe studimi për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve të vogla që tashmë janë të shumta në numër dhe janë bërë rrezik potencial për jetën dhe sigurinë e banorëve, sidomos gjatë rreshjeve të rrëmbyeshme.

/fol.mk