Zv/Kryetari i Këshillit Atlantik në SHBA, Dejmon Vilson për Radion Europa e Lirë thotë se shpreson që Samiti i NATO-s të jetë një shenjë pozitive për votuesit, transmeton Zhurnal. Vilson shprehet se qytetarët duhet të sjellin një vendim të madh i cili është shumë e vështirë, por ajo mund të zhbllokon antarësimin për në NATO si dhe BE.

“Ky është një samit i vështirë. Të gjithë e dëgjojnë Presidentin Trump, e dëgjojnë retorikën e tij dhe janë të shqetësuar. Kishte reagime të ashpra. Mendoj se vendimi për Maqedoninë ishte shumë i rëndësishëm. Patëm lajme të shkëlqyera. Këto janë lajme historike, këto janë lajmet pozitive nga Samiti, anëtarët e Aleancës bashkë vendosën të mbajnë fjalën, nga viti 2008, gjegjësisht nëse ka marrëveshje me Athinën, Shkupi do të merr ftesë për antarësim. Kjo edhe ndodhi”, u shpreh mes tjerash Villson.

Si mes tjerash thotë se është lajm i mirë që Liderët e Aleancës sollën vendim për fillim të negociatave për antarësim dhe të ftojnë Maqedoninë, kjo është perfekt.

“Por, siç thanë edhe liderët, me rëndësi është për këtë proces është edhe antarësimi dhe implementimi i marrëveshjes. Kjo do të thotë se pason një punë e vështirë. Patjetër duhet ta ndjekim këtë proces në Kuvendet e të dyja shteteve dhe referendumin në Maqedoni”, thotë zv/Kryetari i Këshillit Atlantik në SHBA, Dejmon Villson.