Më shumë se një milionë llogari në google janë hakuar nga një virus i ri sipas kompanisë së sigurisë Check Point.

Ky virus i cili po vazhdon të hakojë llogaritë e njerëzve të zakonshëm ka ecur me një ritëm shumë të shpejtë.

Mometalisht raportohet se ai ka prekur më shumë se 13 000 paisje brenda një dite.

Sipas kompanisë Check Point ky virus prek paisjet përmes aplikacioneve në Google Play.

Sapo virusifutet në paisjen Android, hakerat mund të kenë akses në të gjitha të dhënat e përdoruesve në Google Photos, Google Play dhe G Suite, shkruan Tech Sot.al.

Sistemi i Sigurisë së Android ka marrë masat e para duke skanuar të gjitha llogaritë e prekura dhe duke i hequr të gjitha aplikacionet me këtë virus.

Mësohet se këto aplikacione ju përkisnin 7 përdoruesve por ata nuk mund të akuzohen pasi nuk kishin dijeni për ekzistencën e virusit.