Gjatë vitit 2016 në Republikën e Maqedonisë kanë lindur mbi 29 mijë foshnje. Mes tyre sipas të dhënave të Drejtorisë për evidencë të librave amë, përcjell Telegraf transmeton fol.mk, emri më i shpeshtë tek foshnjet vajza ka qenë Sara, Jana dhe Kalina, ndërsa tek meshkujt Tadej, Mihail dhe Jovan.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në muajin dhjetor të vitit 2016 janë lindur 1,763 foshnje, me emrat më të shpeshtë Marko dhe Jana.