Dy persona të panjohur dje, rreth orës 20:30 kanë plaçkitur shtëpinë e stomatologut Alisan Iljazi. Siç njofton i dëmtuari, nga shtëpia e tij vjedhësit kanë marrë 4.500 euro, raporton gazeta Lajm.

Në moment kur vjedhësit kanë plaçkitur në shtëpinë e stomatologut, i njëjtit me familjen ka qenë për pushime. Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në familjen e tij. Tre vjet më parë në familjen Iljazi janë vjedhur 15 mijë euro, rast ky që ende nuk është zbardhur nga policia e Kumanovës.

Fakt ky që ngre dyshimin se policia bashkëpunon me hajnat.

“Ka shenja se si kanë lëvizur hajnat. Dyshojmë se kanë qenë dy persona. Kanë shfrytëzuar kohën që ne kemi qenë jashtë shtëpisë për piknik. Unë dyshojë te një person, por dyshojë në gatishmërinë dhe kapacitetin e policisë për ta zbuluar rastin. Megjithatë, do të mundohem deri në fund që hajni të zbulohet”, ka deklaruar për Lajm, Alisan Iljazi.