Dje, rreth orës 14:00 në xhaminë e Reçicës së Vogël në Tetovë, është kryer vjedhje e  në hapësirën për lutje nga, deri tani, persona të panjohur, njofton Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.

“Disa persona deri tani ende të panjohur, dje kanë kryer vjedhje të rëndë rreth orës 14 në xhaminë e Reçicës së Vogël në rrugën “172”. Vjedhësit kanë hyrë kah dera e pambyllur dhe te hapësira kryesore për lutje e kanë vjedhur një kuti, e cila ka qenë e montuar në mur dhe në të ka pasur rreth 3000 denarë, si dhe mjete solidare. Përveç kësaj e kanë nxjerrë dhe e kanë marrë edhe kamerën dhe kanë dalë nga xhamia”, thonë nga SBP Tetovë. Janë marrë masa për zbardhjen e rastit. /Fol/