Autoritetet britanike kanë publikuar disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë momentin kur vidhet një veturë luksoze.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë vjedhjen e veturës, pa pasur nevojën e çelësit.

Siç edhe mund të shihet në pamje, dy persona ndalojnë para shtëpisë me njërin prej tyre një pajisje në duar – thuhet se është një pajisje e cila kërkon sinjalin nga çelësi brenda shtëpisë, duke ia dërguar personit afër veturës.

Vjedhjet janë bërë kaq të përhapura saqë shoferët janë këshilluar që të marrin masa paraprake si vendosjen e çelësit të veturës afër një metali, sepse metali mund të pengojë transmetimin e sinjalit.