Deputeti i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slobodan Petroviq ka hyrë në Kuvend ku në çdo çast pritët të fillojë seanca për votimin e qeverisë.

Ky është i vetmi deputet nga komuniteti serb që është në Kuvend, pasi pjesa tjetër ende nuk është paraqitur në sallë.

Kujtojmë, se agjencia e lajmeve serbe Tanjug, ka raportuar se Lista Serbe nuk do të paraqitet në Kuvend deri në orën 18:00.