Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta takohet me homologun e vet amerikan, Donald Trump, në mbledhjen e samitit të G20 në Hamburg gjatë javës së ardhshme.

“Megjithatë, nuk është planifikuar ndonjë takim i veçantë mes tyre”, ka njoftuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ata do ta takohen atje në çdo rast, pra në ambjentet e samitit, por për momentin nuk është planifikuar ndonjë takim ndaras mes tyre,” ka thënë ai.