Qytetarët e Tetovës për çdo ditë e më tepër ndjehen më pak të sigurt. Ata janë tepër të shqetësuar për kaosin që rritet vazhdimisht, falë mosfunksionimit ose po mosveprimit të qëllimshëm të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Tema kryesore të cilat diskutohen mes tetovarëve janë arratisja nga burgu e personave të rrezikshëm dhe të dënuar për vepra të rënda kriminale, theksojnl nga VLEN.

“Të shtëna me armë në mes të rrugëve të qytetit, të shtëna me armë nëpër tubime, aksidente dhe kaos nëpër qytet, e deri më tani asnjë masë për parandalimin e tyre dhe izolimin e personave të rrezikshëm. Po ashtu, ka edhe rritje të madhe të dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas, por edhe këtë raste që denoncohen në polici aspak nuk trajtohen nga SPB-Tetovë, e as nga institucionet tjera përkatëse të pushtetit qëndror.Siç po shihet në media dhe në rrjete sociale, SPB Tetovë është e fokusuar vetëm tek organizimi i tubimeve të BDI-së dhe tek pjesëmarrja sa më e madhe e pjesëtarëve të policisë nëpër tubime.Ndërsa qytetarët, na informojnë se nga punonjës të policisë marrin thirrje telefonike të cilët i ftojnë që të marrin pjesë nëpër tubime, ose i urdhërojnë se si duhet të votojë.
Policia nuk është organ partiak, por është institucion që duhet të kujdeset vetëm prë sigurinë e qytetarëve nga të cilët edhe paguhet.”, shtojnë nga VLEN.

Nga VLEN apelojnë te të gjithë qytetarët e Tetovës që të mos u nënshtrohen kërcënimeve të policëve partiak.