Pas dy vite e gjysmë pauzë, regjisori Vlladimir Millçin ishte regjizor i një shfaqje në Shkup. Në produksion të “Artopia”, Millçin me tekst të autorit, Ivan Viskoçill e paraqiti shfaqjen “Uzhegnatost”.

Edhe pse teksti është shkruar në vitin 1965, ai në mënyrë aktuale flet për lëvizjen e rrezikshme pas, tha regjisori në intervistë për televizionin “Telma”.

Në fokus janë nënpunësit shtetëror. Të paraqitur si injorant dhe të përulur dhe në atë mënyrë menaxhuan me regjimin. Pse e keni zgjedhur këtë tekst, tani dhe këtu?

“Shihet kush e din në cilën rrugë duhet të konstatojmë se bota nuk lëviz përpara, por me hapa pas. Dhe kjo është e frikshme se në shekullin 21, ne jetojmë në vitin 1938, 1948,1968, mendoj në okupimin çekosllovak nga ana e ushtarëve të Paktit të Varshavës. Nëse shikoni, gjithkund shkohet pas dhe pasojat janë katastrofale. Edhe atë thjesht i thotë njeriut prit, atë që e mendojmë se është progres, në të vërtetë është ngecje. Dhe kjo na çon në një botë barbarizmi, të pakulturuar, primitive dhe të dhunës. Kjo është arsyeja pse”.

Me këtë shfaqje keni bërë koment se si ka qeverisur pushteti paraprak, a keni vërejtje për mënyrën se si vepron pushteti aktual?

“E para dhe e dyta, siç i quajmë, atë që e flasin tregon se në të vërtetë, pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar. Ne akoma, përveç një reduktimi të presionit dhe represioni, nuk e ndjejmë ndryshimin. Ne akoma jemi të ekspozuar nga bombardimi i flosqeve ideologjike, që janë një trashëgimi e bolshevizmit, deri te neoliberalizmi dhe kështu me radhë”.

Kjo shfaqje është në zhanrin grotesk. Keni bërë disa shfaqje në këtë zhanër. A jetojmë në të vërtetë në një realitet grotesk?

“Është e sigurt që jetojmë në një botë groteske, për fat të keq. Edhe atë në groteskin më të errët që është në ndeshjen më të nxehtë, në distancën më ekstreme nga komikët. Kur do të përzihen këto dy punë, kur vazhdimisht ndeshen, pa pasur dallim se a bëhet fjalë për film, literaturë, teatër, mendoj se  është zhanri apo stili më i rëndë. /Portalb/