Profesori Vllahov-Micov konsideron se tani më është koha që edhe maqedonasit të formojnë një platformë ku sipas tij në atë program qartë duhet të tregohet se Maqedonia është shtet sovran dhe i pavarur dhe se ajo duhet të respektohet. Kjo veçanërisht duhet t`u drejtohet diplomatëve nga jashtë që ndërhyjnë në punët e brendshme të Maqedonisë. 

“Maqedonia moti kohë duheshte të ketë programin e vet kombëtar, shumë kohë para së këtë ta bënin partitë shqiptare si kusht për të marrë pjesë një qeveri. Programi i Maqedonisë duhet t’i mbrojë interesat e Maqedonisë si vendin e vet ashtu edhe të bashkëkombasëve tanë në vendet fqinjë”, këtë e ka thënë për telegraf.mk profesori Stefan Vllahov-Micov, i cili gjithashtu të njejtën e kërkon edhe në librin e tij të fundit “Programi kombëtar maqedonas”. Sipas tij, gjitha shtetet në regjion duhet të kenë kësi lloj programe. 

“Në programën qartë duhet të tregohet se Maqedonia është shtet sovran dhe i pavarur dhe se ajo duhet të respektohet. Kjo veçanërisht duhet t`u drejtohet gjithëve diplomatëve nga jashtë që ndërhyjnë në punët tona të brendshme. Një pjesë e rëndësishme e platformës duhet kushtuar edhe marrëdhënieve me shtetet fqinjë, si dhe ekonomisë. Jo vetëm që tani më është koha por edhe është bërë vonë për një platformë kombëtare” ka deklaruar Vllahov-Micov për telegraf.mk, transmeton Zhurnal. 

Në pyetjen që kohën e fundit është aktuale dhe ajo është platforma e partive shqiptare e sjellur së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Vlahov-Micov thotë se është e nevojshmë që të zbatohet parimi i reciprocitetit. 

“Nuk mundet shqiptarët në Maqedoni të kërkojnë çfarëdo të drejta, ndërsa maqedonasit në Shqipëri t’i kenë të kufizuara madje edhe të drejtat themelore . E di që në këtë do të reagojnë se nuk është numri i njëjtë si shqiptarëve në Maqedoni dhe maqedonasve në Shqipëri, por edhe për këtë ka zgjidhje, ndërsa ajo është që të zbatohet regjistrimi i popullsisë në të dy shtetet”, ka thënë Vllahov-Micov.