Ministra, zëvendësministra, policë, drejtorë, nga radhët e BDI-së nga përbërja e kaluar dhe nga përbërja aktuale dyshohen për blerje të diplomave universitare, njofton portali endacaku.ch.

Ky portal thekson se i ka rënë në dorë lista me emra të dyshuar, falë një përplasje që këto ditë po ndodh brenda strukturave të BDI-së të cilët duke sulmuar njëri tjetrin ja kanë bërë sherin vetes.

“Dosjet janë krijuar në sajë të një hetimi që zyrtarë të VMRO-së në polici dhe prokurori kanė filluar me qëllim që të kene argumente për të shantazhuar funksionarët e BDI-së që dëshirojnë të shkojnë në koalicion me LSDM-në. Për të siguruar se BDI nuk do të ikë, VMRO ka hetuar çdo funksionarë dhe ka përgaditur materiale për ti goditur në cdo moment”, shkruan portali. (INA)