VMRO-DPMNE po kërkon që të rritet rroga në sektorin publik, deri më 5 %. Deputetet gjatë komisionit për punë dhe politik sociale, shkëmbyen edhe akuza në mesë vete. Deputetja e VMRO-DPMNE-së Sllagjana Mitovska, po kërkon llogari nga deputet e LSDM-së përse janë shkurtuar pagat në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë dhe kërkon që propozimi i VMRO-së të pranohet nga shumica parlamentare për rritje pagës 5 %.
“Kjo rritje e pagës ishte parapare në vitin 2018, kemi mjaft kohë tani po bëhet ribalanci i buxhetit dhe kur do të vijë koha për buxhetin vitit 2018. Nëse ne së bashku e përkrahim këtë propozim ligj ka mjaft hapësirë që kjo rritje të realizohet nga janari i vitit të ardhëshëm”, tha Sllagjana Mitovska, deputete e VMRO-DPMNE.
Por deputetja e LSDM-së Katernia Kuzmanovska ia kujtoi Mitovskës paratë e harxhuara për selinë e VMRO DPMNE-së dhe për përmendoret e projektit të “Shkupi 2014”.
“15 deri në 30 milion euro keni dhënë për selinë të shtrenjtë të VMRO-DPMNE-së të cilët i shkruajnë tregimet e lira për atë se sa mirë jetohet në Maqedoni. Me ato para do të mund të rritën 4 % të rrogave të vitit 2013 , 2014,2015. Gjithashtu edhe 58 milion euro të përmendoreve mund të bëni edhe me këto para rritje të rrogave. 72 milion denarë dhatë për luanët , gjysmë milion euro për rrethoja, 671 milioni euro dhatë për shkupin 2014 ”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Kuzmanovska.
Deputetët e LSDM-së gjatë 4 seancave të këtij komisioni nuk pranojnë propozimin e VMRO-DPMNE-së dhe thonë se nuk do ta përkrahin këtë propozim. Deputetja e LSDM-së Katerina Kuzmanovska, tha se gjatë qeverisjes së VMRO-së ligji për rritje të rrogave ka ndryshuar 5 herë dhe asnjëherë rrogat mik janë rritur. Ajo tha se ky propozim është marketing politik të cilët po përdorin gjatë 43 ditëve sa janë në opozitë.
Për momentin në Maqedoni rrogë më të ulët se 12 mijë denarë marrin rreth 130 mijë persona, që është 20% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në vend. 21Maqedoni