Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, informojnë se do t’i tërheqin të gjitha amendamentet për Ligjin për shtetësinë. Nga DPMNE bëjnë thirrje që Ligji menjëherë ta vendosin në seancë dhe ta kalojnë. Por nga ana tjetër kërkojnë nga koalicioni ASH-AAA që t’i tërheqin amendamentet nga pakoja e pestë ekonomike.

“Ne i bëjmë thirrje që ta vendosin menjëherë në Komision, sepse nuk ka pengesa procedurale, domethënë nuk ka asnjë ndryshim, të vazhdojë seanca plenare për të votuar këtë ligj. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje koalicionit Alternativa / Aleanca për Shqiptarët që të tërheqë amendamentet nga pakoja e pestë e masave, në mënyrë që kompanitë dhe qytetarët të marrin ndihmat financiare”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.