Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së sot ka akuzuar partinë në pushtet për tenderë të jashtëligjshëm dhe donacione, në kohën kur, siç thuhet, i gjithë opinioni është i fokusuar në çështjet rreth emrit, referendumit dhe Marrëveshjes me Greqinë.

Nga VMRO-DPMNE kanë cituar Ligjin për parandalimin e përplasjeve për ineteresa publike dhe Kodin Penal, duke theksuar se qartazi dhe saktë ishte parashikuar dënimi me burg për të gjithë ata që do të bëjnë shkelje të ligjit dhe se Angjushevit I kanoset dënimi me burg prej së paku tre viteve. Nga VMRO-DPMNE I kanë bërë thirrje Prokurorisë Publike që të reagojnë, kurse Angjushevi dhe Drejtori I Fondit për Inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski të japin dorëheqje.

“Para një jave, Zv/Kryeministri Angjushev doli në foltore dhe theksoi se është nder dhe kënaqësi dhe gëzim i madh që fondi për inovacione ka ndarë 10.5 milion euro. Po si të mos jetë kur firmës ku si pronar figuron kompania e tij i ndahen 160 mijë euro. Ka dikush që nuk do të ishte aq i lumtur kur vetes do t’i ndajë 160 mijë euro para të qytetarëve për projekt që quhet “kalitim ardhmërinë tonë”.

Mediat dje publikuan se Fondi për inovacione ka ndarë 160 mijë euro në llogarinë e firmës KAST INVEST, kompani që bashkëpronar është edhe Zv/Kryeministri Koco Angjushev. Nga Kabineti i tij kanë theksuar se nuk ka asgjë kontestuese për shkak se, pas marrjes së funskionit Zv/Kryeministër për Çështje ekonomike, Angjushev është tërhequr nga funksionet drejtuese nga të gjitha kompanitë ku ka kapital pronësor.

Nga Kabineti i tij gjithashtu thonë se në fondin është vendosur sistemi dy shkallësh për evaluim dhe selektim të projekteve të dorëzuara nga ana e komisioneve të pavarur të ekspertëve me kritere të qarta që janë të barabarta për të gjitha kompanitë që marrin pjesë në thirrjet dhe se nuk favorizohet asnjë subjekt juridik.