VMRO-DPMNE konsideron se hetimet e hapura sot të Prokurorisë publike speciale (PSP) janë edhe një porosi dhe vazhdim partiak i veprimit joprofesional dhe politik të PSP.

Spiro Ristovski nga VMRO-DPMNE në konferencën për shtyp tha se hapja e hetimeve është edhe një defokusim i prokurores speciale Katica Janeva, nga siç tha, vendimi i turpëruar për tërheqje nga lënda “Puç”

“Katica Janeva e ka humbur kredibilitetin profesional në zëvendëlsim për rolin e instrumentit politik të Zoran Zaevin”, tha Ristovski.

Janeva, theksoi RIstovski, në vend që të përgjigjet në pyetjet për vendimin për tërheqje nga “Puçi” vetëm ka konfirmuar se të gjitha aktivitetet e saj të deritanishme janë të orientuara në mbrojtje të krimit të Zoran Zaevit dhe nxirjes politike të VMRO-DPMNE.

Ristovski potencoi se shkaku i vetëm për shkak të së cilës Janeva e ka marrë dënimin për tërheqje nga lënda “Puç” është që t’i mbrojë të akuzuarit për krim, por edhe porositësit.