Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me kreun e shtetit në Klubin e Deputetëve ku kryeministri Zoran Zaev i ka njoftuar për rrjedhën e bisedimeve për [ështjen e emrit me palën greke, ka deklaruar se partia e tij nuk do të përkrah ndryshim kushtetues.

“Qëndrimi jonë është i pandryshueshëm, pasi që tërë procesi është lëvizur në fshehtësi më të madhe. Për përdorim të përgjithshëm nënkupton ndryshim të kushtetutës, a ajo për ne është e papranueshme. Këtë propozim zyrtar ne sot e kemi mësuar”, tha Mickoski.