Shumica parlamentare refuzoi propozim e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve të tërhiqet nga rendi i ditës në seancën e 15 parlamentare.


Deputeti Ilija Dimovski  kërkoi që ky ligj të bie nga rendi i ditës, duke u arsyetuar se ky ligj nuk është në përputhje me procedurat  ndaj i ftoi deputetët e tjerë që propozimi i tij të përkrahet nga të gjithë.

“Thërras me përgjegjësi dhe me ndërgjegje te deputët të votojmë që të tërhiqet sa më pare ky ligj, meqë kjo nuk ti sjellë të mirë etnitetit shqiptar dhe atij maqedonas.Të hapim debat të hapur dhe të përgatitet ndonjë ligj tjetër për këtë çështje.Në anën tjetër , për propozim-ligjin duhet të diskutohej me Komisionin për system politik, të hiqet flamuri evropian meqë nuk përputhet me ligjislacionin evropian dhe duhet kujdes në procedurat parlamentare, tha Dimovski.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi tha se kryetari ka sqaruar se është caktuar grupi i punës për diskutim të këtij ligji dhe nuk ka rezon për diskutim të mëtejmë. 

Propozimi i Dimovskit nuk u votua nga shumica parlamentare. Në diskutimin e Dimovskit u bashkangjit edhe deputeti Antonio Miloshovski, i cili lexoi disa citate të rregullores së punës, që sipas tij ligji është jasht procedurës parlamentare.

Në seancën e 15 të Kuvendit, krahas ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe vendimin e për shpallje në konkursin publik për zgjedhje të anëtarit për KSHZ, si dhe ligjet në paket të propozuara nga LSDM, do të diskutohet edhe për pagën minimale prej 12.000 denarë, dëmi material i punëtorëve të falemintuar dhe ndërprerja e taksës radiodifuzive.